Image29 Mar 2020

ADING ME DONACION MATERIAL DHE ME AKTIVITETE NDËRTIMORE MORI PJESË NË NDËRTIMIN E SPITALIT USHTARAK MOBIL “ROL-2” NË AFËRSI TË KLINIKËS INFEKTIVE

ADING bëri një donacion me material dhe aktivitete ndërtimore për vendosjen e mbrojtjes hidroizoluese të objektit "SPITALI USHTARAK MOBIL ROL-2 ". Ekzekutimi i pozicionit përfundoi plotësisht më 30.03.2020, ndërsa vendimi për donacion të materialeve dhe realizim të punës, në vlerë deri në 15.000 euro, u soll në një seancë urgjente të jashtëzakonshme të Bordit të drejtorëve të ADING që u mbajt më 27 mars.

Vlera e përgjithshme e donacionit, pasi të përfundojë puna dhe pas dorëzimit të objektit  nga ana jonë, kap shumën prej 15.358 euro.

Ekipi realizues i ekspertëve të ADING, për realizim të punimeve, në koordinim me personat përgjegjës të Armatës i bënë të gjitha përpjekjet për të përfunduar dhe për të vënë në funksion me urgjencë këtë strukturë të rëndësishme strategjike për shtetin.

Ekipi i ekspertëve tanë - heronjtë tanë, të cilët ishin në terren 24 orë në ditë:

Menaxher i INVEST A, Ing. Smilevski Sashko përgjegjës për projektin dhe inxhinieri operacional Batev Mirko me ekipin e tij të specializuar: Stojanov Dragan, Saitov Ismailaki, Trpevski Sllobodan, Jusufi Bislim, Ismail Abdurahman, Trpevski David, dhe shofer komercialist Iseni Isamil dhe Damçevski Bojan si inxhinier i logjistikës së projektit.

Drejtori i përgjithshëm Bllagoja Donçev, i cili e koordinon punën e këtij projekti, në emër të tij dhe në emër të Bordit, i falënderoi ata për përkushtimin e tyre vetëmohues dhe përkushtimin e vazhdueshëm dhe të jashtëzakonshëm.

Ju njoftojmë se më 25 Mars ADING përkohësisht e ndryshoi logon dhe parullën "pjesë përbërëse e çdo ndërtimi" e cila tani është "distanca është pjesë përbërëse kryesor për shëndetin tonë".

Me këtë ndryshim ne mbështesim të gjitha përpjekjet e komunitetit më të gjerë dhe rekomandimet shëndetësore, si mënyra e vetme për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Gjithashtu me këtë shprehim mbështetje për punonjësit e shërbimeve publike, të cilët janë pararojë e luftës kundër COVID-19.