Image10 Tet 2017

Prezantime profesionale të inxhinierëve të kompanisë Ading gjatë Simpoziumit të 17-të të ShKNM

Simpoziumi i 7-të i Shoqatës së konstruktuesve ndërtimor të Maqedonisë (ShKNM) u mbajt prej 4 deri 7 tetor, të vitit 2017 në Ohër, Maqedoni. Simpoziumi u fokusua në çështje nga lëmia e konstruimit ndërtimor, me theks të veçantë në sjelljen e konstruksioneve ndërtimore gjatë veprimit të ndikesave incidente dhe katastrofave natyrore, siç janë: tëmetet, temperaturat ekstreme të larta dhe të ulëta, zjarre, erëra, shpërthime, vërshime, rrëshqitje të tokës dhe ngjashëm.

Krahas temës kryesore u përfaqësuan edhe tema të tjera, siç janë: Analiza teorike dhe eksperimentale të konstruksioneve; Metoda bashkëkohore për projektim të konstruksioneve; Eurokode dhe anekse kombëtare; Teknika bashkëkohore për realizimin e konstruksioneve; Materijale dhe teknologji bashkëkohore, parakusht për zhvillim të qendrueshëm; Besueshmëri, dendësi dhe kohëgjatësi e konstruksioneve; Hulumtim, mirëmbajtje, përforcim dhe sanim të konstruksioneve; Objekte infrastrukturore, si dhe tema të tjera të ndërlidhura me konstruktimin ndërtimor.


Inxhinierët tanë ishin të përfaqësuar me dy prezantime profesionale me temat:

- “Sjellja mekanike e mureve të forcuara me përdorimin e suvasë së re me përdorim të suvasë së gatshme për ri-fugim” të inxh. Damçevski Bojan dhe

- “Analizë e ndikesës së performansave të betonit dhe mjeteve lidhëse beton i vjetër-i ri /hulumtime eksperimentale dhe përvoja botërore/” e inxh. Uzunov.