Të punësuarit dhe lidhjet e punës

• Dinamika e punësimit

Shoqata nuk është e mbyllur për punësime të reja dhe tërë kohën ka punësime për kuadër të ri dhe profesional. Përafërsisht numër i njëjtë i të punësuarve pensionohen ose u ndalon detyrimi i punës si tepricë strukturale ose organizuese. Në këtë mënyrë ndërrohet struktura moshatare dhe e kualifikimit e të punësuarve.

• Edukimi i kuadrit

Në këtë shoqatë veçanërisht kushtohet vëmendje për përsosje na kuadrit nëpërmjet financimit të trajnimeve dhe specializimit të tij me anë të formave të ndryshme të edukimit. Trajnimi për përdorim të veglave të ndryshme të softuerit është e detyrueshme për shumicën e të punësuarve. Edukimi për risitë në fusha të ndryshme më së shumti bëhet me vizita dhe pjesëmarrje në seminare dhe panaire brenda shtetit dhe jashtë, blerje të literaturës profesionale, si dhe parapagesë të magazinave me renome profesionale.

• Realizim i të drejtave me kontrata kolektive

Të punësuarit i realizojnë të drejtat dhe obligimet e veta në suaza të Kontratës kolektive të nënshkruar me organizatën sindikale si partner i barabartë në marrëveshje, në pajtim me marrëveshjen Granski dhe Ligji për Marrëdhënie Pune.