Image6 Pri 2017

Hidroizolim të terracës së kalueshme të pullazit dhe ballkonit

Konstruksionet e rrafshëta të pullazeve dhe ballkoneve paraqesin elemente të objektit të cilat janë më së shumti të ekspozuara në ndikesa të jashtme atmosferike. Varësisht nga nevojat, pullazet e rrafshëta mund të zgjidhen si të kalueshme, të pakalueshme ose pullaze të gjelbra. Në pajtim me llojin r pullazit të rrafshët përcaktohen edhe materialet për ndërtim dhe përpunim përfundimtar. 

 

1. Hidroizolim i tarracave të kalueshme të pullazeve

Do të përqendrohemi në tarraca të pullazeve dhe ballkone të kalueshme dhe zgjidhje të hidroizolimit si parakusht për jetë-gjatësinë e objektit. Gjatë projektimit dhe realizimit të hidroizolimit të tarracave të pullazeve dhe ballkoneve të kalueshme ose gjatë sanimit të hidroizolimit të vjetër duhet të merren parasysh ndikesat në të cilat është e ekspozuar tarraca ose ballkoni, pjerrtësia e nënshtresës dhe lloji i nënshtresës (monolite ose montazhe) mbi të cilën vendoset hidroizolimi.

Do të ndajmë zgjidhje si shembull për hidroizolim të tarracave të pullazeve dhe ballkoneve të kalueshme të cilat u treguan si të suksesshme dhe i kënaqin kërkesat për funksion të hidroizolimit (DETAJ 1 dhe DETAJ 2), duke i përdorur prodhimet e ADING dhe TPH (Gjermani).

Pllaka përfundimtare me beton me armaturë e cila është nënshtresë për sistemin e tërësishëm të pullazit duhet të jetë e pa-depërtueshme ndaj ujit dhe me strukturë të mbyllur. Betoni duhet të jetë i vendosur në mënyrë të mirë dhe i përpunuar – pa plasaritje. Për këto shkaqe gjatë prodhimit të betonit rekomandojmë përdorim në të njëjtën kohë të dy llojeve të aditivëve: SUPERFLUID -  superplastifikues me shkallë të lartë të reduktimit të ujit dhe HIDROFOB 21 – aditiv për beton dhe suva të dedikuar për pengim të absorbimit kapilar dhe formimin e sipërfaqeve të pa-depërtueshme ndaj ujit.

Mbi nënshtresën e betonit e cila duhet të jetë e vjetër më së paku 28 ditë, përgatitet hidroizolim me HIDROMALL -  përzierje e gatshme për realizimin e hidroizolimit të ngurtë në bazë çimentoje, e përgatitur me çimento të selektuar në mënyrë speciale, mbushës me cilësi të lartë dhe aditivë në formë pluhuri. Përdoret për hidroizolim për objekte të ekspozuara në presion pozitiv dhe negativ hidrostatik. Vendoset në nënshtresë betoni dhe çimentoje. Materiali përgatitet me shtimin e ujit të pastër dhe përzihet deri në homogjenizimin e plotë, pas së cilës vendoset me furçë ose me glet-vegël të çeliktë.

Mbi hidroizolimin e realizuar me HIDROMALL rekomandojmë të vendoset foli për barazim të shtypjes së avullit – pendë avulli, termoizolim dhe PE foli. Gjatë realizimit të shtresës së betonit me armaturë për rënie me trashësi minimale prej 8 cm nevojitet që në përzierjen e betonit të shtohet aditiv për mos-depërtueshmëri HIDROFOB 21 me dozim prej 0,8 % nga masa e çimentos. 

Gjatë montimit të sifonit nevojitet që i njëjti të fiksohet dhe i zgavra të mbushet përreth. Për atë dedikim do ta përdorim materialin EKSMALL – një-komponentësh, vetë-shpërndarës, suva e gatshme në bazë çimentoje i dedikuar për mbylljen e prerjeve (për mbyllje të ankerëve, mbyllje nën kushinetave të trarëve, vinçave të trarëve, kushinetave makinerike dhe zgavra horizontale në elementë betoni dhe konstruksione). Mundëson fortësi të lartë fillestare dhe përfundimtare në presion. Në mënyrë shtesë bashkimet të përpunohen me struko me elasticitet të përhershëm FIX-O-FLEX – përzierje një-komponentëshe hermetizuese e cila në kontakt me lagështinë transformohet në prodhim elastik.

Mbi shtresën e betonit me armaturë për rënie vendoset hidro-izolim me HIDROMALL FLEKS 1 – hidroizolim dy-komponentësh elastik në bazë çimentoje, e përgatitur me çimento të selektuar në mënyrë speciale, mbushës me cilësi të lartë, aditivë dhe polimerë. Përdoret si hidroizolim për objekte të ekspozuara në presion pozitiv dhe negativ hidrostatik. Vendoset mbi beton, suva çimentoje ose gips-karton pllaka. Materiali përgatitet ashtu në komponentën e lëngshme (B) me përzierje të vazhdueshme shtohet komponenti në formë pluhuri (A) dhe përzihen në mënyrë të ngadalshme deri në homogjenizimin e plotë pas së cilës vendoset në nënshtresën me furçë në dy ose tre shtresa.

 

Mbi hidroizolimin e bërë me HIDROMALL FLEKS 1 në sipërfaqen kalohet në ngjitjen e pllakave qeramike me HIDROKOLL SP – ngjitëse një-komponentëshe e pa depërtueshme ndaj ujit për pllaka, e prodhuar në bazë çimentoje dhe shtojca polimere. Ngjitësi është i dedikuar për ngjitje të pllakave për dysheme dhe për murre të ekspozuara në ndikesa të jashtme, lagështi dhe ujë. Vendoset në nënshtresë të shëndoshë nga betoni, çimentoje ose suva të vazhduar. Përgatitet me shtimin e ujit dhe aplikohet me glet-vegël ose shpahëll në sipërfaqen ku ngjiten pllakat. Për mbushje të fugave përdoret FUGOFILL – përzierje rezistuese ndaj ujit  në bazë çimentoje për mbushje të fugave me gjerësi deri 5mm te sipërfaqet horizontale dhe vertikale të veshura me pllaka qeramike, të mermerit, të qelqit, të gurit ose të betonit. Përdoret për fugimin në nyje sanitare, kuzhina, ballkone, pishina, shkallë, holle, depo, reparte prodhuese e ngjashëm. Miksi përgatitet me shtimin e ujit, ndërsa aplikohet me glet-vegël gome në sipërfaqen deri në mbushen e fugave. 

DETAJ 1: Hidroizolim i tarracës së kalueshme pullazi



 

PËRSHKRIM

1

pllaka qeramike

2

ngjitëse për pllaka HIDROKOLL SP (C2ES1)

3

hidroizolim me HIDROMALL FLEKS 1 në tre shtresa

4

mbulim  me EKSMALL

5

AB këmishëzë për rënie d=8 cm me aditiv për

Mos-depërtueshmëri ndaj ujit HIDROFOB 21 (0,8%)

6

PE foli

7

termoizolim

8

pendë për avull

9

hidroizolim me HIDROMALL – dy shtresa

10

AB pllakë me aditivë për mos-depërtueshmëri ndaj ujit

SUPERFLLUID dhe HIDROFOB 21

11

suva çimentoje

12

HIDROGLET B

13

ADINGKOLLOR

Për sigurim shtesë të bashkimit horizontalë me vertikalë propozohet përpunim me PROOFMATE FD FOIL – Foli elastike hidroizoluese në bazë të EPDM (etilen propilen dien kopolimer), e ngjitur me struko me elasticitet të përhershëm FIX-O-FLEX dhe strukim të bashkimit të pllakave qeramike vertikale dhe horizontale (Detaj 1 a) 



Dallimet e temperaturave ( -20˚C deri +40˚C) karakteristike për nënqiellin tonë, shkaktojnë tkurrje dhe zgjerim të konstruksionit. Për të mos pasur plasaritje rekomandohet të bëhen fuga punuese në këmishëzën e betonit me armaturë në fushat prej 9-12 m² të njëjtat të mbushen me struko me elasticitet të përhershëm FIX-O-FLEX, për tu mbuluar fuga punuese me PROOFMATE FD FOIL e ngjitur në FIX-O-FLEX. Në mënyrë shtesë, nevojitet që fuga e pllakave qeramike të puqet me fugën punuese të këmishëzës dhe të mbushet me struko me elasticitet të përhershëm FIX-O-FLEX. ( Detaj 1 б).

2. Hidroizolim i ballkonit

Krahas rekomandimeve të dhëna më lartë për përdorim të materialeve për realizim të hidroizolimit, me DETAJ 2 është prezantuar prerja e konstruksionit të ballkonit dhe është dhënë zgjidhje për hidroizolim.

DETAJ 2: Hidroizolim i ballkonit



 

PËRSHKRIM

1

pllaka qeramike

2

ngjitëse për pllaka HIDROKOLL SP (C2ES1)

3

hidroizolim me HIDROMALL FLEKS 1 në tre shtresa

4

mbulim  me EKSMALL

5

Këmishëzi çimentoje

6

AB pllakë

7

Ngjitës për termoizolim – STIROKOLL P

8

termoizolim

9

përpunim përfundimtar me suva dekorative akrilike HIDROFAS

Në mënyrë shtesë në DETAJ 2 a dhe b janë dhënë zgjidhje për përpunim të bashkimit horizontal dhe vertikal dhe përpunim të bashkimit të konstruksionit me profil me ADINGAKRILL -  Struko një-komponentëshe akrilate e pa depërtueshme ndaj ujit elastike.


Radica Gjoneska d.i.a.