Image3 Kor 2017

Hidroizolimi i nyjeve sanitare

Te hapësirat, të cilat kanë kontakt të drejtpërdrejtë me ujë dhe lagështirë (banja, nyje sanitare, kuzhina) funksionaliteti dhe mirëmbajtja janë primare për jetë të shëndoshë dhe normale. Për këtë shkak realizimi i tyre, sanimi de rikonstruimi kërkojnë kujdes dhe saktësi të veçantë.
Problemet të cilat paraqiten tek ato nuk paraqesin problem vetëm funksional dhe estetik të shfrytëzuesve të objekteve, por të njëjtat bëjnë dëmtime edhe në konstruksionin e objektit, muret dhe dyshemetë.
Realizimi i drejtë i hidroizolimeve te këto hapësira është tejet i nevojshëm. Ajo do të sigurojë përdorim të papenguar të objekteve, mirëmbajtje më të mirë dhe sanim më të lehtë, ku zgjedhja e mirë, përdorimi dhe instalimi i materialeve janë prioritet.

HIDROIZOLIMI

Realizimi i hidroizolimit nënkupton realizim të sistemit, i cili do të sigurojë izolim të plotë të hapësirës (dyshemesë dhe mureve) nga uji dhe lagështia. Për këtë qëllim aplikimi i shtresës hidroizoluese, nevojitet të sigurohen të gjithë bashkimet kritike, depërtime të instalimeve dhe dilatimeve. Nëse ky parim nuk është i respektuar në mënyrë konsekuente,, e madhe është besueshmëria që gjatë përdorimit të hapësirës të paraqitet rrjedhje.

PROBLEME / SHKAQE PËR RRJEDHJE

Shkaqe më të shpeshta për rrjedhje në nyjet sanitare dhe banjat janë:

  1. Mungesë e hidroizolimit

  2. Hidroizolim i realizuar në mënyrë jo-përkatëse ose e dëmtuar

  3. Bashkime të pasiguruara midis dyshemesë dhe mureve

  4. Depërtime të pasiguruara të instalimeve


ZGJIDHJE

Për tu shmangur rrjedhja dhe të gjitha problemet të cilat ajo i sjell, rekomandohet realizim në kohë, i planifikuar dhe me saktësi të hidroizolimit në të gjitha hapësirat, ku ka instalime ujësjellësi dhe kontakt me ujë dhe lagështi.

REALIZIMI I HIDROIZOLIMIT

NËNSHTRESA

Hapësira e cila duhet të bëhet me Hidroizolim, nevojitet të ketë zgjidhje të mirë për kullim dhe cipë çimentoje me rënie drejt vendit të kullimit. Shtresa e çimentos me rënie duhet të jetë e realizuar me suva/çimento cilësore e punuar mirë dhe suva të instaluar çimentoje, për të mundësuar nënshtresë kompakte për realizimin e hidroizolimit. Te hapësirat më të mëdha, nevojitet që nënshtresa për realizim të ndahet në fusha pune prej 9-12 m², ndërsa fugat e punuara duhet të mbushen me stuko elastike ADINGKARIL.
Për realizim të suksesshëm të hidroizolimit, nevojitet që sipërfaqja e dyshemesë dhe të mureve të jetë e shëndoshë, e pastër, pa pjesë labile, pa yndyra dhe pluhur. Hidroizolimi duhet të realizohet në tërë sipërfaqen e dyshemesë dhe në muret përreth (si pishinë dhe vaskë).
Nëse bëhet fjalë për rikonstruimi ose për sanim nevojitet të mënjanohen të gjitha pjesët labile (lëvizëse) dhe konstruksioni të pastrohet nga të gjitha papastërtitë dhe pluhuri. Te konstruksionet me segregacione (çarje) ose plasaritje, nevojitet që ato të sanohen.
Plasaritjet në sipërfaqen hapen dhe zgjerohen në gjatësi me gjerësi prej 0,7-1,0 cm. Pas hapjes pastrohen nga pluhuri, lagen me ujë dhe mbushen me suva çimentoje – polimerike për riparime REPARATUR MALTER F. Si pjesë përfundimtare mbi plasaritjen e përpunuar, në sipërfaqe të thatë dhe pa pluhur vendoset shirit vetëngritës butik ADING ose plasaritja e përpunuar përgjatë gjatësisë lyhet me stuko elastike ADINGAKRIL.


SIGURIMI I BASHKIMEVE KRITIKE

Para se fillojë vendosja e hidroizolimit, nevojitet që të sigurohet nga uji bashkimi i sipërfaqes me sifonin, si dhe hapjet e të gjitha instalimeve që depërtojnë përmes dyshemesë. Për atë qëllim hapet një çarje rreth tyre me dimension prej 0,5-0,7 cm, mandej pastrohet me procedurë të thatë dhe mënjanohet pluhuri. Më në fund mbushet me stuko elastike ADINGKARIL.

Krahas vendeve të instalimeve, nevojitet të përpunohen edhe këndet (bashkimet e dyshemesë dhe të mureve). Kjo pozitë mund të përpunohet me:

- vendosje të shiritit vetëngritës Adingbutil midis shtresës së parë dhe të dytë të HIDROMALL FLEKS, ashtu që shiriti bëhet pjesë integrale e sistemit, ose me

- lyerje përfundimtare të bashkimit me ADINGAKRIL pas realizimit dhe tharjes së plotë të shtresës përfundimtare të HIDROMALL FLEKS.

HIDROIZOLIMI NË BAZË ÇIMENTOJE-POLIMERIKE – HIDROMALL FLEKS

Gjatë zgjedhjes së materialeve për realizim, nevojitet që të furnizoheni me materiale përkatëse dhe cilësore. Për realizimin e hidroizolimit në nyjet sanitare, përdoret hidroizolim elastik në bazë çimentoje polimeri HIDROMALL FLEKS (EN 1504-2), e cila vendoset thjeshtë, me lyerje të plasaritjeve i mbulojmë mikro-plasaritjet, vendosjet në nënshtresë të lagët dhe mundëson ngjitje të drejtpërdrejtë të pllakave të qeramikës mbi të. Këto karakteristika e bëjnë të shkëlqyer për realizim të rikonstruimeve dhe të sanimeve.

HIDROMALL FLEKS si lyerje pas vendosjes është pjesë e pandashme e nënshtresës, në të cilën është vendosur dhe nuk mund të shqyhet nga ajo ose të formojë hapësirë problematike, ku do të grumbullohet ujë. Kompatibiliteti i sistemit të nënshtresës së çimentos, hidroizolimit në bazë çimentoje – polimerike dhe fugë çimentoje, si shtresa, të cilat e plotësojnë sistemin e hidroizolimit është e rëndësishme për mbrojtje dhe plotësim të mangësive eventuale, të cilat mund të paraqiten gjatë shfrytëzimit të vendeve sanitare.


Nënshtresa për realizimin e hidroizolimit nga HIDROMALL FLEKS mund të jetë beton, suva çimentoje, gur dhe gips karton pllaka. Ajo duhet të jetë e shëndoshë, e pastër, e fortë, pa pjesë labile, yndyrë dhe pluhur.

Përgatitja e materialit është me përzierje të komponentëve A dhe B në raport 1:1 me mikser të ngadalshëm me numër të ulët të rrotullimeve deri në homogjenizimin e plotë të përzierjes. Vendosja është me furçë ose me cilindër leshi në tre shtresa. Shtresat nga HIDROMAL FLEKS vendosen mbi shtresë të thatë paraprake, ndërsa vendosja është normale – nën 90˚С në raport të vendosjes së shtresës paraprake. Bashkimet dhe këndet midis dyshemesë dhe mureve, si dhe midis mureve mes vete nevojitet të sigurohen me ADING shirit vetë-ngjitës butile me gjerësi minimale prej 10 cm, e vendosur midis shtresës së parë dhe të dytë të hidroizolimit. Vendosja e shiritit të bandazhimit bëhet në sipërfaqe të thatë dhe pa pluhur me vendosjen e shiritit me ndihmë të cilindrit.
Nëse krijohet dëmtim mekanik të sipërfaqes së realizuar me HIDROMALL FLEKS, është i mundur korrigjim i thjeshtë me lyerje të sërishme të sipërfaqes.

PËRPUNIM PËRFUNDIMTAR

Para se të vazhdohet me realizimin e përpunimit përfundimtar, nevojitet të kontrollohet nëse realizimi i sistemit të hidroizolimit është i suksesshëm, përkatësisht nëse ekziston rrjedhje. Kur do të dëshmohet se çdo gjë është në rregull, vazhdohet me realizimin e përpunimit përfundimtar me pllaka qeramike. Ngjitja e pllakave është me ngjitës të pa depërtueshëm ndaj ujit HIDROKOL S drejtpërdrejtë mbi hidroizolimin me HIDROMALL FLEKS. Vendosja e ngjitëses është me glet vegël të dhëmbëzuar, në tërë sipërfaqen që duhet të bëhet me pllaka. Në atë mënyrë sigurohet ngjitje më e mirë dhe puthitje të pllakave në sipërfaqen (me tërë sipërfaqen e tyre), e në të njëjtën kohë edhe hapësira sigurohet nga uji, zhvillim të kërpudhave dhe ndikesa të tjera të dëmshme, të cilat shkaktojnë aroma të pakëndshme. Pas 24 orëve nga vendosja (ngjitja) të pllakave, ata fugohen me përzierje të pa depërtueshme ndaj ujit për fugim FUGOFIL, e cila bashkë me pllakat do të formojë edhe një mbrojtje në sistemin e hidroizolimit.

Te hapësirat më të mëdha dhe te dilatimet ku nënshtresa për realizim të hidroizolimit janë bërë fuga pune, ka nevojë që ato të mbushen me stuko ADINGAKRIL. E njëjta mënyrë e stukimit mund të aplikohet edhe si mbrojtje shtesë te bashkimet kritike. 

KËSHILLË

Realizimi i sistemit të hidroizolimit në hapësirat e ekspozuara në ujë dhe lagështi në fazën e ndërtimit të objektit, nevojitet të sigurohet hapësirë e shëndoshë dhe funksionale. Sistemi duhet të realizohet në mënyrë të planifikuar, të saktë dhe me këtë rast të instalohen materiale cilësore dhe përkatëse.. Instalimi hap pas hapi dhe teknologjia e instalimit janë tejet të nevojshme për përdorim të suksesshëm, afatgjatë dhe të shëndetshëm të objekteve. Në të kundërtën fitojmë objekte jofunksionale duke menduar se bëhet kursim financiar. Instalimi shtesë i hidroizolimit e rrit çmimin e objektit dhe shpesh është i pranishëm rreziku të mos mund të realizohet zgjidhje tjetër.

Autor: Marija Ginovska inxhi. dipl. e arkitek