Image30 Jan 2016

Këshilla: Si të zgjedhni ngjitës përkatës për pllaka?

Autor: inxhi. i dipl. i ndërt. Simonovski Ivanço


Probleme më të shpeshta të cilat paraqiten kur bëhet fjalë për sipërfaqe të mbështjella me pllaka (banjë, korridore, holle, ballkone e ngjashëm), janë rënia e pllakave, paraqitje e myshkut, dëmtim i fugave, aromë e keqe, rrjedhje.


Këto probleme më shpesh paraqiten gjatë zgjedhjes jo-përkatëse të ngjitësve me të cilat ngjiten pllakat, te sipërfaqet më të mëdha ku ka frekuencë më të madhe të lëvizjes, te ndërtesat me më shumë kate ku priten deformime të sipërfaqeve me pllaka. Për ti shmangur këto situata të pa dëshiruara, është tejet me rëndësi që gjatë ndërtimit të objektit të zgjedhni materiale cilësore.
Zgjedhja e mirë e materialeve përkatëse cilësore gjatë ngjitjes së pllakave do të ju kursejë kohë e në të njëjtën kohë edhe para. Në këtë drejtim, si zgjidhje më e mirë me cilësi të jashtëzakonshme (e klasifikuar sipas normativave evropiane) dhe me çmim të pranueshëm janë ngjitësit për pllaka nga programet e ADING.


Bëhet fjalë për ngjitës çimentoje me aditivë të cilët sigurojnë performansa të mira. Ngjitësit fleksibël të ADING në përbërjen e vet përmbajnë polimerë dhe ajo në mënyrë të konsiderueshme e lehtëson punën, duke pasur parasysh se e vazhdojnë kohën e hapur për punë, përkatësisht ngjitësi nuk thahet shpejtë, me çka fitoni më tepër kohë për përshtatjet pozicionit të pllakave, e në të njëjtën kohë rritet edhe rezistenca ndaj shkoqjes gjatë goditjes mekanike. Me që në përbërjen e vet përmbajnë edhe aditivë për mos-depërtueshmëri ndaj ujit, këta ngjitës e pengojnë depërtimin e lagështisë në nënshtresën mbi të cilën janë të ngjitura dhe me atë e pengojnë paraqitjen e kërpudhave (myshkut) dhe aromën e keqe nga lagështia e mbetur brenda.

REKOMANDIME PËR ZGJEDHJE TË NGJITËSIT PËR PLLAKA NGA PROGRAMI I ADING

Nëse vendosni që të ngjisni pllaka në hapësira të cilat nuk u janë të nënshtruara në ndikesat e jashtme (kuzhina, mure, korridore dhe ngjashëm) rekomandojmë ta përdorni ngjitësin Hidrokoll, e cila paraqet ngjitës një-komponentësh fleksibël në bazë çimentoje.


Nëse keni nevojë që të ngjisni pllaka në sipërfaqe që vazhdimisht janë të ekspozuara në lagështi (pishina, banja, tarraca, shatërvanë e ngjashëm), ju rekomandojmë të përdorni Hidrokol S, e cila paraqet ngjitës një-komponentësh fleksibël i pa-depërtueshëm ndaj ujit në bazë çimentoje.


Kur dëshironi të ngjisni pllaka të reja në ato ekzistuese, përkatësisht sistem pllakë mbi pllakë, zgjidhje më e mirë është ngjitësi një-komponentësh ndërtimor i pa-depërtueshëm ndaj ujit Hidrokol SP.

Për të qenë sistemi i tërësishëm, rekomandojmë që fugat midis pllakave të mbushen me masë për fugim të pa-depërtueshme ndaj ujit – Fugofil, me çka jeni 100% të sigurt se lagështia që paraqitet gjatë shfrytëzimit të sipërfaqeve mbi të cilat janë të ngjitura pllakat nuk do të shkaktojnë depërtim të ujit përmes fugave.

Kur dëshironi të ngjisni pllaka të reja në ato ekzistuese, përkatësisht sistem pllakë mbi pllakë, zgjidhje më e mirë është ngjitësi një-komponentësh ndërtimor i pa-depërtueshëm ndaj ujit Hidrokoll SP.