Renovimi i banjave, kuzhinave dhe tualeteve
Renovimi i banjave, kuzhinave dhe tualeteve, paraqet ndërhyrje kërkon që të mendohet për përzgjedhje, furnizim dhe vendosje të një numri të madh të materialeve, duke filluar nga instalimi i ujit, pllakave të qeramikës, ngjitësve për pllaka, sanitareve. Pjesa tjetër e tërësisë për renovim të suksesshëm është zgjedhja e mirë dhe realizim i hidroizolimit në këto hapësira.
Për këtë qëllim, programi prodhues i ADING, në dispozicion hidroizolim i cilësisë së lartë në bazë çimentoje Hidromall fleks, i cili vendoset lehtë dhe shpejtë, mbyllën plasaritje dhe është i përshtatshëm për vendosje mbi sipërfaqe të betonit, suvasë, gurit, tullave dhe gips karton panelet dhe mundëson ngjitje të drejtpërdrejtë të pllakave qeramike mbi të.
Procedura për përgatitje të bazamentit dhe realizimi i hidroizolimit është si vijon:
- mënjanim i të gjitha pjesëve labile dhe pa-pastërtive (ngjitëse e vjetër, izolim i vjetër) nga sipërfaqe dyshemeje dhe të murit;
- me qëllim të mënjanim-heqje efikase të ujit eventualisht të depërtuar në hidroizolimin, nevojitet që ajo të vendoset mbi shtresës së hollë me rënie të realizuar drejt vend-derdhjes në dyshemenë;
- të gjitha gunga (vrima) dhe plasaritje mbushen dhe rrafshohen me suva për riparim Reparatur mallter-F;
- përpunimi i plasaritjeve (nëse janë të pranishme në fondamentin) përpunohen në mënyrën vijuese:
• hapje mekanike e plasaritjes nëpër gjatësinë e saj ashtu që formohet majë me gjerësi prej 0,7 deri 1,0 cm dhe thellësi deri 1,5 cm;
• pastrimi i majës nga pluhuri dhe lagie e saj me ujë;
• mbushje e majës me Reparatur mallter-F.
Depërtimi i gypave në pllakën e dyshemesë dhe sifonet përpunohen sipas procedurës vijuese:
• hapje e vijës (gjerësia prej 0,7 deri 1,0 cm dhe thellësi deri 1,0 cm) rreth sifonit dhe gypave;
• pastrimi i vijës (shlic) nga pluhuri;
• mbushje e vijës me kit akrilatik Adingakril.
Hidroizolimi i këtyre sipërfaqeve me Hidromal Fleks realizohet në mënyrën vijuese:
• përgatitja e materialit është me përzierje të A dhe B komponentet në raport përkatëse (A:B = 1:1) me ndihmë të mikserit elektrik me numër të vogël të rrotullimeve deri në homogjenizimin e plotë të përzierjes;
• me ndihmën e furçës ose të rulit me fibra leshi vendoset shtresa e parë e hidroizolimit mbi sipërfaqen e tërësishme të dyshemesë, ndërsa në muret deri në lartësinë e paraparë për tu formësuar një lloj të “vaskës” në hapësirën (në sipërfaqet e murit te dush kabinat ose vaskat, hidroizolimi vendoset në lartësi prej 2m);
•në vendet e bashkimit të mureve dhe dyshemesë dhe në vendet e bashkimit te dush kabinat dhe vaskat, në lyerjen hidroizoluese të posa vendosur vihet me shtypje bandazh me gjerësi prej ≈ 10 cm për shkak të formësimit-forcimit të bashkimeve.
Pas tharjes së plotë të shtresës së parë të Hidromal Fleks vendoset shtresa e dytë e hidroizolimit të njëjtë i cili do të vendoset në drejtim normal në raport me të parin. Pasi të thahet tërësisht edhe shtresa e dytë, i qaset se realizimit të shtresës së tretë të hidroizolimit me Hidromall fleks.
Në hidroizolimin e realizuar në këtë mënyrë dhe të thatë i qaset ngjitjes se pllakave qeramike me ngjitës të pa depërtueshëm ndaj ujit, në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi hidroizolimin.
Me zgjedhje të drejtë të sistemit me ngjitës të pa depërtueshëm ndaj ujit për pllaka dhe përzierje të pa depërtueshme ndaj ujit për fugim eliminohet mundësia për depërtim të lagështisë nën pllakat, e cila me praninë e saj të përhershme në atë pjesë krijon kushte për zhvillim të kërpudhave dhe përhapje të aromës së keqe të lagështi në hapësirën.
Për ta eliminuar këtë dukuri mund ti shfrytëzoni ngjitëset e pa depërtueshme ndaj ujit në bazë çimentoje nga programi prodhues i ADING-ut, Hidrokol-S and Hidrokol-SP si dhe përzierja e pa depërtueshme ndaj ujit për fugim të pllakave Fugofil.
Në periudhë pas 24 orë pas ngjitjes së pllakave, i qaset mbushjes së fugave midis pllakave me përzierje të pa depërtueshme ndaj ujit, bakteorologjikisht rezistente dhe ekologjike për fugim Fugofil, e cila është në dispozicion në më tepër ngjyra dhe nuanca.