Image26 Nen 2016

Si të mbrohen nga lagështia muret e reja nga guri

Autor: inxhi. i dipl. i ndërtimt Ivanka Qupev

Për tu siguruar qëndrueshmëria, funksionaliteti, siguria dhe pamja estetike e elementeve ndërtimore (mure të fasadave, direkë, shtylla, mure bartëse), të cilat janë të ekspozuara në ndikesat atmosferike (shi, borë, lagështi e lartë e ajrit), thelbësore është të jenë të mbrojtur dhe të siguruar nga lagështia. Për atë qëllim, është e obligueshme të realizohen me materiale të cilat do të sigurojnë mos-depërtueshmëri ndaj ujit përkatësisht rezistencë të sipërfaqeve ndaj ujit.

Image
Image
Image
Image

Rekomandim për mbrojtje nga lagështia për mure të reja të fasadës, gardhe, mure mbështetëse, të ndërtuara me gur natyror.

1. Përgatitje e përzierjes për ngjitje dhe fugim të gurëve me të cilat do të ndërtohet muri.
Për të fituar përzierje (miks) të pa depërtueshëm ndaj ujit për fugim dhe ngjitje të gurëve, është e detyrueshme të përdoret aditiv për mos-depërtueshmëri ndaj ujit HIDROFOB-21 nga programi prodhues i Ading.
Raporti i materialeve është dhënë në përgatitjen e përzierjes, që do të përzihet në mikser, në raport vëllimi si masë, me përdorimin e kovës metalike prej 20 kg.

Image

Materiale të nevojshme për përgatitje të përzierjes, në ngjyrë të bardhë.
1. Një kovë rërë me mermer imët të grirë, granulim 0,8-1,25 mm ose deri 2 mm;
2. Gjysmë kovë çimento të bardhë;
3. Një e katërta e kovës të gëlqeres;
4. Sasi e përafërt e ujit 5-6 litra;
5. 200 gr aditiv për mos-depërtueshmëri HIDROFOB-21nga Ading
Nëse dëshironi të arrini ngjyrë të përhitur të përzierjes, përdoret sasia e njëjtë e materialeve me përbërjen vijuese: rërë e grirë, çimento e përhitur, gëlqere, ujë dhe HIDROFOB-21, ndërsa me shtimin e pigmenteve të ngjyrosura në formë pluhuri mund të fitohet edhe fugë në ngjyrën sipas përzgjedhjes.
Radhitja e përgatitjes së përzierjes është me sa vijon:
Në mikserin shtohet gjysma e ujit që është i nevojshëm, mandej shtohet rëra, çimentoja dhe gëlqerja. Në ujin e mbetur shtohet aditivi HIDROFOB-21, përzihet dhe derdhet në mikserin. Mandej ngadalë miksi përzihet për tu arritur konsistenca e nevojshme e përzierjes në mënyrë shtesë mund të shtohet edhe ujë.
Me përzierjen e përgatitur në këtë mënyrë fillohet me ndërtim dhe fugim, të sipërfaqes paraprakisht të lagur.
1. Pasi të ndërtohet muri nga guri dhe do të bëhen fugat, si procedurë e ardhshme për të siguruar edhe mos-depërtueshmëri ndaj ujit të vetë gurit, me ndihmë të spërkatëses vendoset aditivi për mos depërtim ndaj ujit HIDROFOB-21, në tërë sipërfaqen.

Image

Pas përfundimit të të gjitha procedurave, për tu bindur në mos-depërtueshmërinë e përzierjes që e kemi përgatitur me aditivin për mos-depërtim të ujit, pas dy deri tre ditë të nevojshme për tharje të materialeve (varësisht nga temperatura) bëni stërpikje provuese me curril ujë me zorrë ose me derdhje të ujit me shishe.
Do të vëreni, në vetë sipërfaqen e murit mbeten pika të cilat qëndrojnë dhe nuk thithen në sipërfaqen

Rekomandim për mbrojtje nga lagështia të mureve të vjetra të fasadës, gardheve, mureve mbështetëse të ndërtuara me gur natyror.

Image
Image
Image
Image

Procedura për përgatitje të përzierjes dhe bërja me fuga është e njëjtë, ndërsa radhitja e punëve është me sa vijon:
1. Mënjanimi i përzierjes ekzistuese me të cilën është fuguar muri nga guri
2. Përgatitje e përzierjes të mos-depërtueshme ndaj ujit të rekomanduar HIDROFOB-21, me përbërje të njëjtë dhe sasi të materialeve
3. Fugim me përzierje të rekomanduar të pa depërtueshme ndaj ujit për fugim
4. Lyerje e aditivit për mos-depërtim ndaj ujit HIDROFOB-21, në tërë sipërfaqen e murit, me ndihmë të spërkatjes me spërkatëse, për tu siguruar sipërfaqe e plotë e pa depërtueshme ndaj ujit.

Image