Rezyme për kompaninë

ADING është kompani për prodhimin dhe shitjen e materialeve kimike për ndërtimtari me seli në Shkup, R. Maqedonia e Veriut, e themeluar më 30 maj 1969.

Ne jemi në vazhdimësi të pranishëm dhe aktivë në tregje përmes distributorëve dhe zyrave tona përfaqësuese në Evropën Juglindore, si dhe tregtojmë produkte në pjesën tjetër të Evropës, Lindjen e Mesme, Azi dhe Afrikë. Gjithashtu kemi një fabrikë prodhimi në Republikën e Bullgarisë (ADING Bulgaria), një përfaqësi në Serbi (ADING Beograd), ADING Kazakistan, dhe në këtë mënyrë arrijmë edhe në Republikën e Kazakistanit.

Tregu na njeh si farmacistë në ndërtimtari. Ne ofrojmë zgjidhje dhe teknologji që zgjidhin problemet më specifike të ndërtimit. Produktet janë vetëm një përbërës dhe një pjesë e vlerës totale të shtuar që ne krijojmë. Themeli ynë qëndron në njohuritë dhe përvojat e fituara, si dhe transferimin e tyre ndërmjet brezave të profesionistëve. Fuqia dhe e ardhmja e kompanisë është te punonjësit, prandaj inkurajojmë dhe e nxisim pavarësinë dhe integritetin. Ne nxisim një sistem ekipesh të përkushtuara dhe të përgjegjshme të decentralizuara ekspertësh, të cilat bashkëpunojnë në mënyrë efektive me njëra-tjetrën në arritjen e qëllimeve. Punonjës të ndërgjegjshëm për të ardhmen, me përgjegjësi të lartë shoqërore, të përkushtuar ndaj inovacionit të gjerë në kompani.

Image

Ne si kompani udhëhiqemi nga vlerat tona themelore. Nga rentabiliteti, por edhe qëndrueshmëria dhe kontributi ynë për ndërtimin e një të nesërme më të mirë. Kompania është përgjegjëse për të ardhmen dhe niset nga fakti se ndryshimet klimatike nuk janë një koncept abstrakt i së nesërmes, ato janë këtu dhe po ndodhin sot. Prandaj, synimi ynë parësor është investimi i vazhdueshëm në krijimin e produkteve dhe zgjidhjeve për një të ardhme të qëndrueshme, të cilat do të ndikojnë në uljen e gjurmëve të CO2-shit në industrinë e ndërtimit dhe çimentos.

Aditivët e betonit dhe aditivët e industrisë së çimentos janë një mbështetje e vazhdueshme  proceseve prodhuese të prodhuesve të betonit dhe çimentos. Ato ndikojnë drejtpërdrejt në produktivitetin, energjinë e konsumuar dhe sasinë e emetimit të CO2-shit. Kjo do të thotë zhvillim i qëndrueshëm për ne dhe mbështetje për zhvillimin e qëndrueshëm të partnerëve tanë, nëpërmjet zvogëlimit të ndikimit që kemi ndaj mjedisit jetësor.

Përveç aditivëve, një pjesë e konsiderueshme e portofolit të produkteve, është dedikuar për rehabilitimin, rikonstruksionin dhe mbrojtjen e strukturave të betonit të armuar. Për më shumë se 100 vjet, betoni i armuar ka qenë një material i dobishëm, i cili është kudo rreth nesh. Ne e zgjatim ciklin e jetës së strukturave ekzistuese të betonit të armuar, ndërkaq i mbrojmë të rejat dhe i bëjmë ato rezistente ndaj agresioneve intensive kimike dhe fizike, si rezultat i kushteve më të ashpërsuara të funksionimit.

E gjithë kjo portofolio e prodhimeve, përmban më shumë se 100 produkte standarde, në të cilat përfshihen gjithashtu edhe produkte për përpunim final në të gjitha fushat e ndërtimit. Për më tepër, qasja jonë "trailor-made" përfshin 50 produkte të tjera që janë bërë me porosi dhe sipas nevojave specifike të objekteve dhe klientëve. 

Objektivi i dytë si përcaktim është neutralizimi i çdo pasoje negative të drejtpërdrejtë të veprimtarisë sonë ndaj mjedisit deri në vitin 2030, përdorimi efikas i burimeve dhe kontributi në luftën kundër ndryshimeve klimatike. Kjo do të thotë prodhim i bazuar 100% në burimet tona të energjisë dhe efikasitet i plotë energjetik, optimalizim i kostove të punës, përdorim të burimeve dhe lëndëve të para dhe produkteve të bazuara në komponentë ekologjikë.  

Grupacioni ADING ka sot 150 punonjës. Rreth 90 prej tyre janë të punësuar në kompaninë amë. Ai dominohet nga stafi inxhinierik i dislokuar në sektorë të tillë si kontrolli i cilësisë, kërkimi dhe zhvillimi, mbështetja teknike dhe shitjet, etj.

Kompania kultivon një kulturë të funksionimit dhe transparencës me përgjegjësi shoqërore, me raporte të rregullta financiare në dispozicion të publikut dhe hapje ndaj publikut. Është e organizuar si shoqëri aksionare dhe aksionet e ADING-ut tregtohen në tregun zyrtar të Bursës së Maqedonisë të letrave me vlerë të kuotuara, si dhe zotëron kompani në pronësi të plotë dhe të pjesshme:

Image

NË Maqedonia e Veriut

• BIZNIS CENTAR ADING Shkup,
• INVEST A Shkup,
• BIRO PROEKT Shkup,
• LA - Hemija Shkup,

JASHTË SHTETIT:
• ADING Beograd, Serbi,
• ADING Bullgari,
Motoja shumëvjeçare e marketingut e kompanisë është “pjesë përbërëse e çdo ndërtimi“.

MISIONI: “Bëjmë aditive kimike sipas nevojave të industrisë ndërtimore dhe të çimentos që krijon vlerë të shtuar”

VIZIONI: "Ne krijomë zgjidhje dhe teknologji dhe kontribuojmë në zhvillimin e qëndrueshëm të partnerëve, komunitetit dhe mjedisit jetësor"

VLERAT THEMELORE

FOKUSI I BLERËSIT - Ne e kemi vendosur blerësin në vend të parë. Ne ndërtojmë marrëdhënie afatgjata dhe ndajmë vlerat tona me blerësin.

DINJITET – Ne i trajtojmë të tjerët me respekt dhe kërkojmë respektin e tyre. Punonjësit janë pasuria jonë më e madhe. Ne kultivojmë një kulturë transparence, flasim hapur, jemi të barabartë dhe njohim përkushtimin dhe angazhimin.

INTEGRITET - Ne udhëheqim dhe veprojmë me integritet, përmes shembullit dhe integritetit. Ne i përfshijmë vlerat tona në jetën e përditshme dhe jemi një shembull i mirë për të tjerët.

DIJA - Ne ndërtojmë dhe transferojmë dituri. Përvojat dhe dituria janë baza e rritjes, personale dhe profesionale. Ne ndajmë dhe inkurajojmë dijen, kërkojmë zgjidhje dhe teknologji të reja.

INOVACIONI - Përmirësim gjithëpërfshirës dhe i vazhdueshëm i produkteve dhe proceseve. Shtëpinë tonë e ndërtojmë dhe mirëmbajmë së bashku. Në kompani është e mirëseardhur ndihma e çdokujt.

QËNDRUESHMËRIA- Rentabilitet, por edhe përkushtim i vazhdueshëm ndaj misionit për një të ardhme të qëndrueshme. Ne jemi të fokusuar në rritjen tonë, por e shohim atë si një bazë për një të ardhme të shëndetshme dhe një mjedis për brezat e rinj.