Image9 Pri 2016

Fasadë termo-izoluese – nevojë tejet e madhe e banimit modern


NEVOJA

Nevoja për përpunim të mirë termik të objekteve është aktuale në opinion për shkak të efekteve që i ka në kursimin e financave, përmes kursimit të shpenzimit të energjisë. Nga ana tjetër, komforti në objektet, në kushte të temperaturave ekstreme të jashtme, është me vlerë tejet të madhe, por kontrolli i temperaturës paraqet shkas kryesor nga i cili burojnë problemet nga termika gjatë eksploatimit të objekteve.

PROBLEME

Problemet e ndërlidhura me paraqitjen e lagështirës së pa dëshiruar në objektin, të pasqyruara me myshkun, janë të shkaktuara nga mungesa, realizimi i keq ose mungesë e termo-izolimit. Çështja thelbësore e problemit është kondensimi që paraqitet gjatë kontaktit të drejtpërdrejtë të ajrit të ftohtë dhe të ngrohët në masën e murit.
Në rastet kur bëhet fjalë për sipërfaqe muri, të punuar nga materiali kompakt me përçim të mirë të ngrohtësisë, lagështia dhe myshku e mbulojnë tërë sipërfaqen e mureve. Nëse kjo dukuri është e kufizuar në pjesë të sipërfaqes së murit (më shpesh te elementet e konstruktimit të punuara nga betoni me armaturë), ajo është tregues se gjatë realizimit të termo-izolimit të objektit është bërë lëshim, përkatësisht se këto pjesë të objektit nuk kanë qenë të izoluara në mënyrë përkatëse. Problemet me lagështinë dhe myshkun gjithashtu paraqiten edhe gjatë rikonstruimit të objekteve për banim dhe ato afariste, me zëvendësim të dritareve të vjetra me të reja, te të cilat koeficienti i transmetimit të ngrohtësisë është i zvogëluar në mënyrë të konsiderueshme. Edhe një shembull nga kjo sferë janë edhe garderoberët, të vendosur në mur të fasadës te objektet të cilët para rregullimit të enterierit kanë funksionuar ashtu si duhet. Këto shembuj janë dëshmi se prania e termo-izolimit nuk është i vetmi kusht për izolim termik të objekteve, por ajo duhet të jetë e dimensionuar ashtu siç duhet dhe e realizuar njëlloj, për të mund të kryejë funksionin e vet si pjesë e organizmit ndërtesë.



ZGJIDHJE

Zgjidhje e të gjitha problemeve nga aspekti i termikës është vendosje e termo-izolimit nga ana e jashtme e objektit. Kjo do të mundësojë që mbulesa e jashtme ti pengojë ndikimet e jashtme dhe të mundësojë funksionim të pavarur të brendësisë së objektit. Rol kryesor në izolimin e objekteve kanë sistemet termo-izoluese të fasadës.

FASADA TERMO-IZOLUESE

Sistemet termo-izoluese të fasadave e kanë pjesën më të madhe të termo-izolimit në një objekt. Për projektim të mirë të sistemit, nevojitet që të parashikohet mbulesë e jashtme termo-izoluese nga polistreni i ekspanduar në tërë mbështjelljen, posaçërisht te elementet konstruktive, të punuara nga betoni me armaturë. Dimensionimi dhe dendësia e polistrenit të ekspanduar për realizimin e fasadës termo-izoluese është pjesë e përllogaritjes termike. Sot, krahas polistrenit të ekspanduar përdoret edhe lesh guri i shtypur fuqishëm si termo-izolim për realizimin e fasadave termo-izoluese.


Realizimi i fasadave termo-izoluese me materiale të ADING

Fasadat termo-izoluese mund të realizohen në sipërfaqe muri, të punuar nga blloqe qeramike, betoni me armaturë ose sipërfaqe me suva. Për realizimin e përpunimit të fasadës, nevojitet që sipërfaqja të jetë e shëndoshë, e fortë, e thatë, pa yndyrë, pa pluhur dhe pa pjesë labile (që lëvizim). Nëse ekzistojnë dëmtime, nevojitet që ato të mënjanohen dhe të pastrohen deri në sipërfaqen e shëndoshë, ndërsa mandej të sanohen me REPARATUR MALTER F, suva polimer-çimentoje me fibra. Realizimi i fasadave termo-izoluese duhet të jetë në temperaturë prej 10-35˚С, në mot të thatë (gjatë lagështisë relative të ajrit deri 60%).
Realizimi i fasadave termo-izoluese fillon me ngjitje të pllakave termo-izoluese me STIROKOL P – ngjitës për stiropor, që mund të shfrytëzohet edhe për ngjitje të leshit të gurit. Nëse sipërfaqja në të cilën ngjitet termo-izolimi ka vende që nuk janë të rrafshëta, duhet të pritet shpenzim i shtuar i materialit për ngitje të pllakave termo-izoluese. Gjatë ngjitjes së termo-izolimit, nevojitet që pllakat të vendosen në mënyrë të rrafshët dhe në mënyrë të dendur me qëllim që të zvogëlohet paraqitja e fugave të hapura (termo ura). Vendosja e pllakave duhet të realizohet sipas parimit të ndërtimit, me shmangien e çdo mundësie të vënies së pllakave njëra-përbri tjetrën në drejtim horizontal ose vertikal. Vëmendje e posaçme duhet ti kushtohet hapjes për dyer ose dritare. Vendosja e STIROKOL-P mund të jetë vende-vende si pika ose në tërë sipërfaqen. Vendosja në formë të pikave nënkupton vënie të shtresës më të trashë në vëllimin e pllakës dhe tre pika në zonën e mesme të pllakës së izolimit. Vendosja sipërfaqësore nënkupton vënie të STIROKOL-P përgjatë tërë sipërfaqes me glet-vegël të dhëmbëzuar me dhëmbë prej 15 mm. Për siguri shtesë, pas ngjitjes së termo-izolimit dhe tharjes së ngjitëses, ekziston mundësia që ajo në mënyrë shtesë të shtrëngohet për nënshtresën me përdorimin e depërtuesve, që mundësojnë vazhdë të pa ndërprerë të termo-izolimit. Për ta shtrënguar një pllakë termo-izoluese (50/100cm) nevojiten minimum pesë depërtues.

Pas izolimit të sipërfaqes, nevojitet që pllakat termo-izoluese të lidhen dhe rrafshohen mes vete. Ajo arrihet me bërje me glet të sipërfaqes së fasadës në dy shtresa. Gletimi i pllakave termoizoluese është me STIROKOL - P, që përdoret edhe për këtë dedikim. Midis dy shtresave të STIROKOL - P ngjitet rrjet jo-alkalik, i cili në skajet e fasadës ka edhe llajnë këndore për definimin e mirë të këndit. Vendosja e rrjetit jo-alkalik te vendet e dyerve dhe dritareve në fasadën është diagonale.

Mbi sipërfaqen e bërë me glet me STIROKOL - P vendoset nënshtresa nga PRAJMER V në nënshtresë të thatë. Prajmeri mundëson lidhje më të mirë midis nënshtresës dhe shtresës së re, suva dekorative. Varësisht nga dëshira dhe mundësitë e investitor, suvaja dekorative mund të jetë në bazë akrilike HIDROFAS ose në bazë minerale ADINGFAS. 
Suvaja dekorative në bazë akrilike ADINGFAS është suva e pa-depërtueshme ndaj ujit, e cila pa përgatitje paraprake mund të vendoset në sipërfaqen e prajmeruar. Në dispozicion është në disa variante: si HIDROFAS Z i gërvishtur ose me teksturë të baraspeshuar, e cila varësisht nga tekstura e dëshiruar (vrazhdësisë) është në dispozicion në tre granulime: HIDROFAS 1 mm, HIDROFAS 1,5 mm edhe HIDROFAS 2 mm.

Suvaja dekorative në bazë minerale ADINGFAS është suva dekorative e bardhë në formë të pluhurit, i cili me përgatitje të thjeshtë (shtohet ujë) vendoset në sipërfaqe të prajmeruar. Në dispozicion është në disa variante si: ADINGFAS Z i vrazhdët me teksturë të baraspeshuar (vrazhdësi), i cili varësisht nga tesktura e dëshiruar është në dispozicion në tri granulime: ADINGFAS 1 mm, ADINGFAS 1,5 mm edhe ADINGFAS 2 mm. Ngjyrosja e suvave dekorative minerale bëhet me ngjyrë të sipërfaqes përfundimisht të përpunuar me ngjyrë fasade ADINGKOLOR F.


KËSHILLË

Gjatë realizimit të objekteve, krahas tërësisë funksionale, nevojitet tu kushtohet vëmendje detajeve dhe materialit që instalohet, sepse ato e mundësojnë jetëgjatësinë e objektit.